Drenas, Policia bastis katër lokacione për kontrabandim me mallra
Pas hetimeve disa mujore, Policia e Kosovës një ditë më parë ka ndërmarrë një operacion i cili ka të bëjë me kontrabandim të mallrave.
Nga ky operacion u bastisën katër lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës dhe u arrestuan dy shqiptarë me shtetësi maqedonase.
Sipas policisë, në këtë operacion janë përfshirë komuna e Podujevës, Drenasit dhe Shtimes, janë kontrolluar katër argjendari dhe një veturë e dy të dyshuarve shtetas të Maqedonisë që dyshohen për kontrabandim me mallra me metale të çmuara ari dhe argjend dhe shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore.
Lexo edheFeronikeli-Ballkani, ky është rezultati i miqësores
Të dyshuarit shqiptar me shtetësi maqedonase janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.














