BallinaRegjionaleDrenasDrenas, organizohet ushtrimi fushorë “Ujku 17”

Drenas, organizohet ushtrimi fushorë “Ujku 17”

Të ngjajshme

Njoftohen të gjithë qytetarët e Drenasit se  Komuna e Drenasit  në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, (FSK) batalioni III-të për reagim të shpejtë dhe me Ndërmarrjen e  “Ferronikelit, si dhe me të gjitha institucionet në nivel Komunal, organizon Ushtrimin Fushor me titull “Ujku 17”,  që do të mbahet me datën 28-29-30 qershor 2017, prej orës 8.00 deri në ora 16.00 për zyrtarët komunal dhe 24 orë për FSK-në.

 

Në këtë ushtrim fushor  do të marrin pjesë  FSK-ja, Policia e Kosovës, KFOR-i, Drejtoritë Komunale, AME-ja , Njësia e zjarrfikësve në Drenas, Njësia e zjarrfikësve të Ferronikelit, Kryqi i Kuq,  Shtëpia e Shëndetit në Drenas, qytetarë, mysafir të ftuar nga Qendra  dhe media.

Ushtrimi  fushor do të mbahet në lokacionet e Ndërmarrjes së Ferronikelit dhe në Drenas, ndërsa dislokimi i FSK-së do të behet ne Poklek të Ri.

 

Andaj  njoftojmë  qytetarët e Drenasit të mos ndihen të shqetësuar nga ky ushtrim dhe kërkojmë mirëkuptim nga ana e tyre, thuhet në njotimin e Komunës së Drenasit të cilin e përcjell drenicapress.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz