BallinaRegjionaleDrenasDrenas / Nëna ia mundëson partnerit jashtëmartesor ta dhunojë vajzën e saj...

Drenas / Nëna ia mundëson partnerit jashtëmartesor ta dhunojë vajzën e saj 14-vjeçare

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Një 14-vjeçare në Drenas, javë më parë dyshohet se u dhunua nga një burrë, ndërsa në dijeni ishte edhe një grua e cila nuk kishte ndërmarrë asgjë, e për këtë rast janë arrestuar të dy. Express mëson se gruaja e cila ishte në dijeni, ishte nëna e të miturës, që u dhunua nga i dyshuari.

Brenda Prokurorisë së Shtetit kanë bërë të ditur se gruaja ishte nëna e 14-vjeçares, e cila kishte një lidhje jashtëmartesore me burrin që ia dhunoi vajzën, me dijeninë e saj.

Nëna në momentin kur ka dalë me të dashurin e saj, e ka marrë edhe vajzën me vete, në mënyrë që të dalë më lehtë nga shtëpia, ndërsa i dashuri i saj e ka shfrytëzuar situatën dhe me pajtimin e nënës ka kryer marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren.

Babai i të miturës, i cili njëkohësisht është edhe burri i gruas së dyshuar ka të meta mendore.

Po ashtu, gruaja e dyshuar ka edhe fëmijë të tjerë me burrin me të cilin është e martuar.

Derisa, gruaja dhe i dashuri i saj janë në paraburgim, vajza gjendet në strehimore.

Brenda Prokurorisë së Shtetit bëjnë të ditur se po shqyrtohet mundësia që shteti t’i marrë nën përkujdesje edhe fëmijët e tjerë.

Vajzës pritet t’i bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor.

Policia e Kosovës thanë se nga muaji janar e deri në muajin gusht për veprën penale të ‘Dhunimit’ janë paraqitur në organet e hetuesisë 39 raste të dhunimit seksual.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz