back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, konfiskohen produkte të mishit pa afat

Drenas, konfiskohen produkte të mishit pa afat

Të ngjajshme

Drejtoria e Inspekcionit, përkatësisht Inspektorët komunal në bashkëpunim me Stacionin Policor në Drenas, kanë inspketuar mallin gjatë kontrollit në territorin e Komunës së Drenasit.

Gjatë inspektimit kanë vërejtur mall të dyshimt dhe pas inspektimit, në procesverbal nr. 004271, është konstatuar se një person është zënë duke bërë transport në veturën e tij me produkte të mishit me afat të skaduar (78 kg) dhe pa faturë përcjellëse që është në kundërshtim me dizpozitat e nenit 17 të Ligjit Nr. 04/L-121 për Mbrojtjen e Konsumatorit, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 21 (1) të Ligjit për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut Nr. 03/L-181, është bërë konfiskimi i mallit dhe asgjësimi i tij sipas dispozitave të nenit 18 të këtij Ligji.

Prandaj lusim të gjitha bizneset në Komunën e Drenasit që të respektojnë Ligjin për Tregëti të Brendshme, duke larguar nga shitja të gjithë artikujt pa afat. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz