Një shqetësim është shprehur në faqen kërkesat dhe ankesat e qytetarëve të Drenasit drejtuar Kuvendit Komunal lidhur me rrjedhen e kanalizimit në pronat private.
Në ankesën e banorëve shkruan:
Kjo rrugë gjendet në Komoran në Lagjen Alushani dhe Obrija ku kanalizimi ka rrjedhe dhe i ka marre pronat privatë, dhe edhe pse disa here kemi lajmëruar drejtorin e shërbimeve Publike në Drenas dhe Drejtorin e Urbanizmit nuk kanë marrë kurrfarë mase.
Në këto lagje gjatë zgjedhjeve të fundit është premtuar se projekti i rrugës dhe kanalizimit do të përfundoje brenda vitit, ndërsa ky projekt as që ka filluar. Turp për Komunën e Drenasit që rrjedha e kanalizimit i ka prishe edhe tokat bujqësore.





