Drenas/ Kompania në teren për pastrimin e rrugëve, apel për kujdes!

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët se kompania për pastrimin e rrugëve gjatë dimrit, është në teren që nga orët e hershme të mëngjesit duke u përkujdesur që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.
Dy ekipe të operatorit janë të angazhuara për largimin e borës nga rrugët, por rënia e pandërprerë e reshjeve të borës po e vështirëson gjendjen në teren.
Prandaj, lusim qytetarët të kenë mirëkuptim dhe të evitojnë daljet e panevojshme, pasi kompania është duke punuar me gjithë kapacitetin e saj që qarkullimin i juaj në rrugë të jetë i lehtë dhe i qasshëm.
Rrugët për momentin janë pothuajse të gjitha të kalueshme, mirëpo në disa fshatra malore ka më shumë vështirësi për shkak të reshjeve të shumta të borës.

Lexo edhe8 raste të reja me koronavirus në Drenas, janë nga këto vende
Drejtoresha e DSHPE-së, Lumnije Krapi u ka bërë thirrje për kujdes vozitësve gjatë ngasjes së veturave, në mënyrë që të ruajnë vetën dhe të tjerët në trafik.














