Drenas, ja çfarë ndodhi në Kuvendin Komunal të Drenasit, sipas Sokol Bylykbashit (FOTO)

Sokol Bylykbashi asambleist i Kuvendit Komunal të Drenasit nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se: “Mbledhja e Kuvendit Komunal të Drenasit e mbajtur më 27.12.2017
Mbledhjen e dytë të KK në këtë mandat mund ta shikoni në dy pjesë të ndara. Në pjesën e parë u ballafaquam me argumente me kryesuesin dhe këshilltarët e PDK-së, për zbatimin e ligjit në themelimin e dy komiteteve, me theks të veçantë, Komitetit për Politikë dhe Financa ( kryesia e kk ).
Ndërsa në pjesën e dytë, mund të shikoni se si kryesuesi i KK, Labinot Halilaj i fillon procedurat për themelimin e dy komiteteve, në kundërshtim me ligjin për Vetëqeverisje Lokale ( 03/L-L40 ) dhe Udhëzimin Administrativ të MAPL ( 03-2014 ) për themelimin e komiteteve të përhershme. Përveç kësaj, në këtë pjesë mund ta shikoni edhe pazarin e disa këshilltarëve opozitarë me PDK-në.
Meqë nuk arritëm ta parandalojmë shkeljen e ligjit, ne në shenjë proteste e lëshuam mbledhjen së bashku me një pjesë të opozitës. Është në interes të qytetarëve, sidomos të votuesve të subjekteve opozitare që ta shikojnë se cilët këshilltarë opozitarë ndihmuan PDK-në që ta shkelin ligjin, duke i përjashtuar Vizionin për Drenasin, VV dhe AAK nga e drejta e tyre për të qenë pjesë e KPF-së.
Disa këshilltarë opozitarë që i përkasin subjekteve më të vogla, kanë arritë me hy në KPF, sepse kanë marrë votat nga PDK-ja. Pikërisht këta këshilltarë ia kanë mundësuar PDK-së të ketë kryesuesin edhe pse ne opozita ishim dhe jemi shumicë në KK. Pra, një pjesë e opozitës po bashkëpunon me PDK-në, duke këmbyer vota për interesa miskine. Mjafton të shikoni fletëvotimet në zgjedhjet për KPF, emrat e kandidatëve opzitarë dhe votat e tyre dhe do të kuptoni se cilët janë këshilltarët opozitarë që e kanë tradhëtuar elektoratin e tyre dhe opozitën.

Lexo edheHistori prekëse: Vajza shqiptare nga Suedia kërkon prindërit e saj biologjik pas 36 viteve (Video)
Për shkeljet që kanë ndodhur gjatë themelimit të komiteteve të përhershme, së bashku me Vizionin për Drenasin dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kemi bërë ankesë në zyrën ligjore për monitorimin e komunave në MAPL. Së shpejti do të ndërmarrim veprime tjera, më qëllim të njoftimit të institucioneve dhe opinionit për shkeljet e akteve juridike në Komunën e Drenasit.
Pjesa e parë e mbledhjes:
https://www.youtube.com/watch?v=NNs2_I3krcE
Pjesa e dytë e mbledhjes:
https://youtu.be/zrUs1WLVgbI
P.S Materialin e mbledhjes në formë videoje e kam marrë nga këshilltari Xhavit Drenori me leje të tij.














