Drenas- I hyjnë në lokal dhe i vjedhin pistoleta
BILLI·

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, saktësisht në ora 05:27 një person ka raportuar në Policinë e Kosovës, se persona të panjohur kanë depërtuar brenda lokalit të tij, i cili është i certifikuar për shitje të armëve dhe nga aty i janë vjedhur pistoleta.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se NN personi-at kanë depërtuar me forcë brenda lokalit të tij, i certifikuar për shitje të armëve dhe nga aty janë vjedhur armë (Pistoleta). Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti mbetet nën hetime”, raporton policia.

Lexo edheSkenderaj me 12 raste të reja me koronavirus, Drenas 11, janë nga këto lokacione














