back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenas: Drejtori i Arsimit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me IADK

Drenas: Drejtori i Arsimit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me IADK

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Drenasit, Sadik Tahiraj ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me IADK-në për implementimin e projektit të financuar nga BE “Gratë e veja krijojnë bufe në shkolla” në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Projekti do të implementohet në shkollën fillore të mesme të ulët “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran. Përveç ushqimit të freskët dhe të zgjedhur, nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Xheladin Gashi-Plaku”  në Komoran, do të hanë edhe ushqim të shëndetshëm, të përgatitur nga gratë përfituese të projektit, të cilat kanë kryer trajnimin në përgatitjen e ushqimit nga IADK. Prandaj, gjatë qëndrimit në shkollë, tani ata zgjedhin të konsumojnë këto ushqime.

Drejtori Tahiraj është shprehur i kënaqur për plotësimin e kushteve të nxënësve nëpër shkolla dhe theksoi se: “ kjo është shkolla e katërt në Komunën e Drenasit që është bërë me bufe, gjithashtu në të ardhmen mendojmë të pajisim me bufe edhe dy shkollat e mesme”. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz