Ka përfunduar takimi punues në komunën e Drenasit me drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe koordinatorët e cilësisë të kësaj komune për implementimin e portalit Busulla.com dhe modulit për Orientimin në Karrierë, transmeton drenicapress.info
Këtë takim e mbylli Z. Tafil Halilaj, drejtor i DKA-së në Drenas, duke i falënderuar të gjithë të pranishmit për angazhimin e tyre dhe duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë punën e tyre dhe të implementojnë aktivitetet për Orientim në Karrierë./Drenica Press/