back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, Albin Kurti bënë homazhe te lapidari i Sahit Shalës, Enver Morinës...

Drenas, Albin Kurti bënë homazhe te lapidari i Sahit Shalës, Enver Morinës e Shani Morinës (FOTO)

Të ngjajshme

Më rastin e shënimit të 30 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala, të rënë në demonstratat e vitit 1990, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë homazhe në vendin e rënies së tyre.

Siç shkruan në komunikatën e kësaj partie, VV-ja vlerësoi lartë sakrificën e tre dëshmorëve të lirisë pasi Sahit Shala, Enver Morina e Shani Morina janë dëshmorët ku frymojnë edhe pas 30 viteve.

Lexojeni të plotë postimin e LVV-së

Ecja jonë në bërjen e republikës është bërë nëpër sakrifica, nga dëshmorë dhe heronj, me njerëz që e deshën vendin, popullin dhe lirinë më shumë se veten. Ata nuk janë më mes nesh, por jetojnë më shumë se secili nga ne. Rruga në të cilën ata ecën është rrëfimi i asaj që ne sot e gëzojmë. Shumë mund e jetë janë dhënë për këtë vend, pa të cilat sot nuk do të mund të kishim as ëndrra e shpresa për ndërtimin e një jete të cilës i dhanë hov të gjithë pjesëmarrësit e në veçanti dëshmorët e Demonstratës së Janarit të 1990.

Sahit Shala, Enver Morina e Shani Morina janë dëshmorët ku frymojnë edhe pas 30 viteve. Të lënduarit në këtë Demonstratë ishin nga 17 vjeç e deri në 40. U jemi mirënjohës e falënderues tërë jetën tonë, por edhe betohemi e zotohemi që amanetin e idealet e tyre t’i realizojmë me përgjegjësinë më të lartë. Lavdi dëshmorëve të Demonstratës së 31 janarit 1990.

Sahit Shala u lind në 1965 në fshatin Krajkovë, nga i ati Ibishi dhe e ëma Fetia. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Drenas. Ishte i martuar me Gjyle Berishën nga Gllanasela dhe la pas vetes katër fëmijë: djemtë Albanin, Besnikun, Ibishin dhe vajzën Arlindën. Punonte si automekanik.

Enver Morina u lind në vitin 1967 në fshatin Çikatovë e Vjetër, nga i ati Hajrizi dhe e ëma Fazilja. Shkollën fillore e kreu në Çikatovë të Vjetër dhe Dobroshec, kurse atë të mesmen në “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Drenas. Ishte i fejuar por i pamartuar.

Shani Morina u lind në vitin 1967 në fshatin Çikatovë e Vjetër, nga i ati Aliu dhe e ëma Hyra. Shkollën fillore e kreu në Çikatovë të Vjetër dhe Drenas, kurse atë të mesmen në “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Drenas. Ishte i pamartuar.

Në Demonstratat e vitit 1990, me 31.01.1990, që të tre vriten nga forcat policore serbe afër hekurudhës në Drenas. Trupat e tyre u varrosën me nderime në vendlindje.

Atë ditë në Demonstrata, me 31 Janar 1990 u vranë:
Sahit Shala – Krajkovë, Enver e Shani Morina – Çikatovë e Vjetër.

Të plagosur që u detyruan të shtriheshin në spital ishin:
Avni Shefqet Dvorani (17) nga Tërsteniku,

Hysen Shefqet Abazi (17) nga Tërsteniku,

Bejtë Pajazit Rexhepi (18) nga Korrotica e poshtme,

Avni Sylë Dobërrdolani (19) Korreticë e Epërme,

Milazim Selim Karaxha (24) Çikatovë e Vjetër,

Qazim Bislim Sejdiu (25), Korreticë e Poshtme, i lënduar rendë, në shok dhomë,

Kadri Veli Shala (26) nga Kojkova,

Alush Lah Muqolli (31) nga Pakleu,

Xhavit Hamit Lladrovci (34) nga Gllanasella dhe

Abdyl Xhevat Hysenaj (34) nga Abria,

Sokol Rexhep Elshani (40) nga Krojkova, në gjendje të rendë në shok dhomë,

Florin Shaban Koliqi nga Abria, në gjendje të rendë në shok dhomë.

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz