Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e aderimit të një asambliste në grupin e asamblistëve të PDK-së, ka thënë se puna e tij e mirë në komunë, po bën që të gjithë të bashkohen rreth tij, shkruan DrenicaPress
Por kështu nuk mendon asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Petrit Gashi. Gashi ka renditur dhjetëra dështime të Ramiz Lladrovcit si kryetar komune.
Lexojeni të plotë reagimin e Petrit Gashit:
MARKETINGU I KRYETARIT LLADROVCI PËR PUNË ËSHTË PËR TË MBULUAR DËSHTIMIN E TIJ QEVERISËS
Paska deklaruar Kryetari Lladrovci së si rezultat i punës së tij po e rikthen PDK fuqinë në Drenas! Saktë po ju numërojë punën e z. Lladrovci:
– Premtimi për ndërtimin e Stadiumit që nuk filloj kurrë
– Premtimi për Parkun e Biznesit II që nuk u bë kurrë;
– Pretimi për ujësjellësin nëpër fshatra që nuk u be kurrë;
– Premtimi për investitor të rinjë që nuk erdhi asnjë madje u larguan edhe ata që ishin;
– Premtimi fushën Sintetike në KOmoran që nuk u bë kurrë;
– Premtimi për Çerdhe të reja që nuk u realizua kurrë;
– Premtimi për shkolla moderne jo që nuk u realizua por janë mbyllë edhe tri shkolla në Abri, Gjergjice dhe Godancë;
– Premtimi për transparencë qytetare dhe ku ka larguar kamerat televizive nga kuvendi sikur të ishte edhe udhëheqës i Kuvendit;
– Premtimi për Liqenin e Verbocit që nuk u bë kurrë;
– Premtimi për rrugën për Berishe që nuk filloj kurrë;
– Pretimi për shujta nëpër shkolla që nuk u realizua kurrë;
– Premtimi për përmirësim të cilësisë në arsim dhe shëndetësi e ku u degraduan edhe me tej këta dy sektor me rendësi;
– Premtimi për zvogëlimin e taksave komunalë për bizneset dhe ato kanë pësuar rritje;
– Premtimi për ngrohjen qendrorë të qytetit që nuk u realizua kurrë;
– Premtimi për hapje të vendeve të reja të punës që nuk u realizua kurrë;
– Premtimi për ndihmë bizneseve ndërkohë që vetëm një biznesi në mënyre të paligjshme i vendos taksë 550 mijë euro me tendencën (që ne dyshojmë) vetëm për ta larguar nga Drenasi;
– Premtimi për transparence të shpenzimit të parasë publike ndërkohë që mbi gjysme milioni euro shkojnë në duart e përmbaruesve etj etj.
Pra, qeverisjen e z. Lladrovci do të njohët:
– Për mbyllje të shkollave dhe degradim të arsimit;
– Për premtimet e rrejshme për furnizim më ujë, ndihme bizneseve dhe përmirësim për kushtet e investimeve;
– Për frikësim të administratës, qytetareve dhe të gjithë atyre që janë kundër;
– Për padi neper gjykata si presion ndaj asamblistëve për të mbyllur gojën;
– Për konkurse të parregullta dhe punësime të familjareve të tij ose të vartësve të tij
– Për pidpidakun në vend të ndihmës ndaj sportit;
– Për gjuhen banale që përdore brenda dhe jashtë institucionit;
– Për presionin e vazhdueshme ndaj zyrtareve komunal dhe atyre që nuk mendojnë si ai;
– Për degradimin e planit zhvillimor dhe urbanistik të Drenasit;
– Për shembjen e shtëpive të qytetareve në mënyrë të paligjshme;
– Për mostransparencë dhe mos logaridhënie para Kuvendit Komunal;
– Për shkatërrimin e sektorit të arsimit, shëndetësisë, dhe sektorëve më të rëndësishëm të Komunës në përgjithësi;
– Për marketingun fals gjoja se unë po punojë ndërkohë në çdo vite kalendarik si rezultat i mospunës dhe mosplanifikimit buxheti i kthehet nivelit qendrorë etj etj.
Pra, ai mund të ketë punuar vetëm për xhepin e vet por jo edhe për qytetaret e Drenasit. Përball do na keni edhe nëse përmes marketingut tuaj mundohesh të minimizosh çdo pakënaqësi në Drenas. Mos harro përformanca juaj ka rënë në 15% sipas të anketuarave (edhe ata mund të janë njerëz që kanë përfituar nga ju), prandaj e ke të kotë të fitosh edhe një here zemrën e Kadriut për të rikandiduar.
P.S
Për premtimin 200 milion euro investime s’po flasim se ndoshta nuk e ke njohur mirë këtë shifër.