BallinaLajmeDrejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Të ngjajshme

FOX: Kosova bashkohet me 30 vende për të mbrojtur kalimin e anijeve në Hormuz

Kosova është bërë pjesë e një grupi ndërkombëtar prej...

Turqia kalon në finale të “play-offit”, pas fitores ndaj Rumanisë

Turqia ka kaluar në finalen e madhe të “play-offit”...

Kosova do të përballet me Turqinë në finale nëse fiton sonte ndaj Sllovakisë

Turqia do të jetë kundërshtarja e Kosovës në finale...

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Zbulohet 11-shja startuese e Kosovës – ky është vendimi për Zhegrovën

Kosova sonte në Bratislavë do të luaj kundër Sllovakisë...

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Kosovë, ku si pasojë e erërave të forta ka rënë fasada e një objekti pranë shkollës “Mihal Grameno”.

Sipas njoftimit të Drejtorit të Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, rreth orës 21:00 autoritetet kanë pranuar një telefonatë për rënien e fasadës, e cila ka shkaktuar lëndimin e një personi të rastit, dëmtimin e një veture si dhe rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion.

“Ekipet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë tonë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me qytetarët kanë pastruar zonën,” ka thënë Mjeku.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ndërsa situata është vënë nën kontroll.

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të erërave të forta që po mbizotërojnë në vend.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz