Drejtori i Policisë niset me urgjencë në Istog pas vrasjes dhe plagosjes së policit
BILLI
Lexo edheHaradinaj ndryshon llafet: Zbutet me naftëtarët, nuk ulet çmimi
Pasditen e së enjtes në qendër të Istogut ndodhi një përleshje me armë zjarri në mes të një personi që dyshohet se i armatosur po hynte për të grabitur në një bankë dhe Policisë së Kosovës.
Aty ndërroi jetë i dyshuari, ndërkaq, i lënduar rëndë mbeti një polic i Kosovës me inicialet I.D që është përcjellë menjëherë për në spitalin e Pejës.
Lajmin për vdekjen e të dyshuarit e për plagosjen e policit e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj për T7.
Lexo edheHaradinaj ndryshon llafet: Zbutet me naftëtarët, nuk ulet çmimi
Qalaj është deklaruar se është duke u nisur menjëherë në vend të ngjarjes./Express
