Drejtori i AKI’së raporton për gjendjen e sigurisë në vend
03

Lexo edheMolliqaj: PSD e gatshme ta rrëzoj Qeverinë

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, ka pasur sot një raportim të rregullt para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, njofton Klan Kosova.
Pas përfundimit të mbledhjes, para mediave ka folur Faton Topalli, kryetar i këtij komisioni.
Ai ka thënë se nga raportimi është konkluduar se gjendja e sigurisë është stabile, por ka tendenca për destabizimin e vendit.

Lexo edheMolliqaj: PSD e gatshme ta rrëzoj Qeverinë
“Këto tendenca janë publike, si puna e Diplomacisë së Republikës Serbe ndaj Kosovës”.
Topalli ka thënë se Maxhuni e ka për detyrë ta lajmërojë Presidentin dhe Kryeministrin për “tendencat e destabilizimit”.