Drejtori i FBI-së e mësoi përmes TV-së lajmin se u shkarkua nga Trump (Video)

Më sa duket James Comey e mori vesh lajmin se u shkarkua nga posti i drejtorit të FBI-së teksa po fliste para një grupi të punëtorëve të FBI-së në Los Angeles.
Disa media amerikane raportuan se Comey ishte duke iu adresuar stafit të FBI-së në një zyre terreni në Los Angeles kur ekranet e TV-së në prapavijë filluan ta jepnin lajmin për fatin e tij, transmeton Express.
Në të njëjtën kohë, ish-truproja e Donald Trump, Keith Schiller, që tani shërben si drejtor i operacioneve të Zyrës Oval të Presidentit, ia dërgoi në dorë një letër Comey-it në zyrat qendrore të FBI-së në Uashington.
Në letër Trump e informoi Comey-in se kontrata e tij ishte shkëputur dhe se ai u shkarkua me efekt të menjëhershëm.
Lexo edhePeci: Nëse PDK voton mocionin, LDK bënë koalicion parazgjedhor me LVV
Trump tha se kishte ardhur në një përfundim se Comey nuk ishte më në gjendje të udhëhiqte në mënyrë efektive FBI-në.
“Është e nevojshme që të gjejmë një lidership të ri për FBI-në i cili e rikthen besimin e publikut,” ka thënë Trump./Express/














