BallinaDrejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi në Mitrovicë, Nexharije Islami-Pllana, vizitoi QKMF-në ...

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi në Mitrovicë, Nexharije Islami-Pllana, vizitoi QKMF-në

Të ngjajshme

Çitaku për kërkim faljen e Gecit: I thashë ik, nuk më duhet një kërkimfalje e tillë

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur...

Lushaku-Sadriu: Kurti nuk pranoi kompromis – ami nënshkrimet t’i japë nënshkrimet këto janë veç drama

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka...

Lushaku-Sadriu: Kurti s’pranoi kompromis, drama me nënshkrime për t’ia lënë fajin dikujt

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka...

Bashkimi dominon Borën në Prizren dhe kalon në epërsi në seri

KB Bashkimi ka dhënë një përgjigje të fuqishme në...

Kryeministri Kurti zhvilloi takim virtual me Ministrin Francez të Deleguar për Evropën, Haddad

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar...

 

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi në Mitrovicë, Nexharije Islami-Pllana, me bashkëpunëtorë,  ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku është pritur nga stafi drejtues i kësaj qendre.
Ajo nga drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani dhe stafi i tij, është njoftuar për gjendjen aktuale në këtë qendër mjekësore, përkatësisht për punën  që po bëhet aty dhe për vështirësitë me të cilat po ballafaqohen.
Ata i kanë thënë drejtoreshës Pllana se po bëjnë përpjekje që të realizojnë objektivat e përcaktuar, në mënyrë që të ju ofrohen shërbime sa më cilësore dhe efikase pacientëve.
Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi, Nexharije Islami-Pllana, ju tha punëtorëve shëndetësorë të QKMF-së se qëllimi i vizitës ishte që të njihet për së afërmi me gjendjen dhe të përcaktojnë angazhimet e përbashkëta për kryerjen e punëve dhe përgjegjësive ashtu si duhet në të mirë të pacientëve.
Me këtë rast, Pllana ka falënderuar stafin për punën e përkushtuar që janë duke  e bërë mantelbardhët e QKMF-së. Ajo në vazhdim i ka njoftuar punëtorët mjekësorë për planet e saja për të reformuar shëndetësinë në Komunën e Mitrovicës.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz