Drejt formimit të Qeverisë Kurti, ja ku po takohen grupet punuese të VV dhe LDK
03

Lexo edheOperacion i rrallë në QKUK: Mjekët ia heqin pacientes tumorin 8 kilogramësh

Grupet punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së do të takohen sot në orën 13:00 në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
“Takimi do të mbahet në orën 13:00”, në selin e LDK-së”, kanë thënë Mustafa për Insajderi.

Lexo edheOperacion i rrallë në QKUK: Mjekët ia heqin pacientes tumorin 8 kilogramësh
Në këtë takim do të takohen grupet punuese. Nga Vetëvendosje do të jenë Besnik Bislimi e Glauk Konjufca, ndërsa nga LDK-ja do të jenë Avdullah Hoti, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku.
Këto takime mes dy partive po vazhdojnë si përpjekje për të harmonizuar programet partiake në rast të arritjes së një marrëveshje për bashkëqeverisje.