Drama “Vinicius” drejt fundit, braziliani takohet këtë javë me Realin
dp

Lexo edheLiverpooli zhvillon bisedime edhe për një futbollist tjetër të PSG-së, përpos Barcolas

Braziliani Vinicius Junior pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm me drejtuesit e Real Madrid gjatë kësaj jave, raporton The Athletic.
Sipas raportimeve, në takim do të diskutohet e ardhmja e sulmuesit në “Santiago Bernabeu”, ndërsa fokusi kryesor mbetet rinovimi i kontratës së tij me klubin madrilen. Negociatat kanë hyrë në një fazë të rëndësishme, teksa palët synojnë të gjejnë një marrëveshje pas javëve të fundit të spekulimeve për të ardhmen e lojtarit.
Vinícius ka qenë objekt interesimi nga klube të tjera evropiane, por drejtuesit e Real Madridit vazhdojnë ta konsiderojnë atë një nga lojtarët kyç të projektit sportiv dhe janë të vendosur ta mbajnë në skuadër me një kontratë të re afatgjatë.

Lexo edheLiverpooli zhvillon bisedime edhe për një futbollist tjetër të PSG-së, përpos Barcolas
Takimi i kësaj jave pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e yllit brazilian, ndërsa tifozët e Real Madridit presin me interes zhvillimet që mund të përcaktojnë vazhdimësinë e njërit prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit.