back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaShqiptareDosja/ Zbardhen mesazhet mes Erion Isait dhe administratores për tenderin e ujësjellësit:...

Dosja/ Zbardhen mesazhet mes Erion Isait dhe administratores për tenderin e ujësjellësit: Sa më shpejt, duhet t’i vulos!

Të ngjajshme

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Fushë-Kosovë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në...

Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Arrestohet një person në Mitrovicë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale...

SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike. Në qendër të hetimeve janë ndërtimi i rrugës Korçë–Ersekë, ujësjellësi i Ersekës dhe disa fshatrave përreth, si dhe disa prokurime për supervizim dhe mbikëqyrje punimesh.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, SPAK ka zbardhur bisedat e sekuestruara nga celulari i Entela Çanos, administratore e kompanisë “A&E Engineering”, e cila është shpallur fituese në tenderin për mbikëqyrjen e punimeve të ujësjellësit, faza e dytë nga burimet e Kozelit, me një vlerë mbi 3.8 milionë lekë pa TVSH.

Nga komunikimet në aplikacionin WhatsApp mes Isait dhe Çanos, vihet re një marrëdhënie e afërt mes tyre. Isai e orientonte Çanon për tenderët, ndërsa kompania e saj rezulton të ketë mbikëqyrur një numër të madh punimesh, shpesh të kryera nga të njëjtat kompani ndërtuese.

Në disa prej mesazheve, ish-kryebashkiaku i shkruante Çanos me fjalë të tilla si “je yll”, si dhe duke i kërkuar që dokumentet të dorëzoheshin sa më shpejt për t’u firmosur.

Pjesë nga dosja dhe bisedat e bëra mes Erion Isait dhe Entela Çanos:

Biseda të bëra në datën 01.07.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:

Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano mesazhet “Miremengjes Shifi pak keto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj enteles Vetem rjeti jashtëm deri depo fi 250 ne 20 bar eshte 18 755 ml X 6793 leke = 127 402 715 pa tvsh kurse pesari fi 200 me gjatesi 1 880 X 4747 leke = 8 924 360 leke”.

Në orën 10:06, Entela Çano dërgon mesazhin “Mirmengjes..ok.. mi dërgo Ok..te njejten gje po bejme edhe ne..reduktim parametrash”.

Në orën 10:08, Erion Isai dërgon mesazhin “Sa me shpejt s Pls”.

Në orën 10:09, Entela Çano dërgon mesazhin “Ok..pa merak”.

Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell shtetases Entela Çano mesazhet “Me duhet deri te Premten Me duhet lista me emrat e fshatrave dhe vlerat per cdo fshat vëlla. Nje zjarr te luteeeeem

Në orën 15:00, Entela Çano dërgon mesazhin “Pa merak..do bëj të pamunduren qe te premten ti dorezojme”.

Në orën 15:01, Erion Isai dërgon mesazhin “Je yll

Në orën 21:22, shtetasi Erion Isai i shkruan përsëri shtetases Entela Çano mesazhin “Kemi gati ndonje prevrntiv Te ndonje fshati?”

Në orën 21:24, Entela Çano dërgon mesazhin “Neser paradite mendoj se mund të kemi diçka..po sforcohemi shume per te arritur vleren..230 me tvsh..jam e sakte ? Ma konfirmo te lutem”.

Në orën 21:24, Erion Isai dërgon mesazhin “330 Eshte maх”.

Në orën 21:25, Entela Çano dërgon mesazhin “Shyqyr..”.

Në orën 21:28, Erion Isai dërgon mesazhin “Pls Zjarrrrr Se neser duhet me i printu Vulos ktu te ue Une. Te premte mengjes herët Duhen dorezu”.

Në orën 21:29, Entela Çano dërgon mesazhin “Do bëj më të mirën e mundshme.. mendoj që do të jem korekte..por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën..”.

Në orën 21:29, Erion Isai dërgon mesazhin “Ishte teeeepeeeeer e larte As behej fjale”.

Në orën 21:30, Entela Çano dërgon mesazhin “Me 5 aspra tha do verë të mirë miku : shprehje gjermane..”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz