Dortmundi u mbyt në “ujëra” bavareze, Bayerni po gëzon kreun
dp

Lexo edheBarcelona fiton në “balotazh” – Araujo ia siguron tri pikë në derbin katalanas kundër Gironës

Protagonisti i zakonshëm për bavarezët, Harry Kane, hapi serinë e golave në minutën e 22-të, pas një asistimi nga Joshua Kimmich, transmeton lajmi.net.
Goli i dytë për Bayernin erdhi në minutën e 79-të, kur Michael Olise shënoi për 2:0 dhe dukej se ndeshja ishte mbyllur.
Megjithatë, Dortmund reagoi pesë minuta më vonë me një gol të Julian Brandt, i asistuar nga Julian Ryerson, por nuk arriti të ndryshojë fatin e sfidës.

Lexo edheBarcelona fiton në “balotazh” – Araujo ia siguron tri pikë në derbin katalanas kundër Gironës
Me këtë fitore, Bayern Munchen vazhdon të jetë në pozitën e parë në tabelë me 21 pikë pas 7 ndeshjeve, duke e forcuar pozicionin si pretendent kryesor për titullin.
Borussia Dortmund, nga ana tjetër, renditet në vendin e katërt me 14 pikë, duke mbetur prapa në garën për kreun./lajmi.net/