back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaSportBarcelona fiton në “balotazh” – Araujo ia siguron tri pikë në derbin...

Barcelona fiton në “balotazh” – Araujo ia siguron tri pikë në derbin katalanas kundër Gironës

Të ngjajshme

Dortmundi u mbyt në “ujëra” bavareze, Bayerni po gëzon kreun

Bayern Munchen ka dalë fitues nga derbi i madh...

“No Kings”/ Në New York protestohet kundër Donald Trumpit

Në Shtetet e Bashkuara kanë nisur protestat masive kundër...

Shpërthen zjarri në aeroportin e kryeqytetit të Bangladeshit – lëndohen disa persona

Bangladeshi është vënë në gatishmëri të lartë pas një...

Kalimi kufitar Rafah i Gazës do të rihapet të hënën

Kalimi kufitar Rafah i Gazës me Egjiptin do të...

Barcelona ka arritur një fitore dramatike ndaj rivalit rajonal, Gironës, me rezultat 2:1 në derbin katalanas të javës së nëntë në La Liga, falë një goli të vonshëm nga Ronald Araujo.

Ndeshja nisi mbarë për skuadrën blaugrana, e cila kaloi në epërsi në minutën e 13-të me një gol të realizuar nga mesfushori Pedri, transmeton lajmi.net.

Por gëzimi i vendasve zgjati pak, pasi vetëm shtatë minuta më vonë, Girona barazoi me një supergol nga Axel Witsel, i cili shënoi me një goditje gërshërë për 1:1.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, në skenë doli mbrojtësi uruguaian Ronald Araujo. Në minutën e 93-të, ai realizoi golin e fitores për Barcelonën pas një asistimi të saktë nga Frenkie De Jong, duke shpërthyer festën në “Estadi Olímpic”.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet përkohësisht në krye të La Ligës me 22 pikë. Real Madridi, që ndjek me një pikë më pak, do të luajë të dielën kundër Getafes në përpjekje për ta rikthyer pozitën e parë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz