Dortmund s’e merr me vete Diant Ramajn, kjo është arsyeja
dp

Lexo edheGjithçka gati, këtu mund ta ndiqni meçin Prenga – Joshua

Portieri 24-vjeçar shqiptar, Diant Ramaj i cili e kaloi sezonin e kaluar në huazim te 1. FC Heidenheim dhe sapo është rikthyer te BVB, nuk do të udhëtojë me skuadrën e madhe gjermane.
Vendin e tij në ekip do ta zë Silas Ostrzinski, i cili do të udhëtojë drejt Azisë me skuadrën në vend të Ramajt.
Arsyeja e këtij ndryshimi është se Ramaj është pranë largimit nga Dortmundi. Portieri mund të ndërrojë klub në ditët në vijim dhe, për këtë arsye, nuk do të marrë pjesë në turin përgatitor para sezonit. Sipas Sky Sport, klubi kërkon një shumë prej rreth shtatë milionë eurosh për transferimin e tij./Indeksonline/

Lexo edheGjithçka gati, këtu mund ta ndiqni meçin Prenga – Joshua