Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët e Koresë së Veriut kanë mbajtur kontakte të fshehta kohët e fundit, në të cilat Pyongyangu konfirmoi drejtpërdrejt vullnetin e vet për të mbajtur samitin e pashembullt, tha një zyrtar i SHBA-ve të dielën, për Reuters, duke folur në kushte anonimiteti, transmeton Lajmi.net
Komunikimet, ende në një fazë paraprake, kanë përfshirë zyrtarët e Departamentit të Shtetit të flasin me Korenë e Veriut mesa duket përmes misionit të Kombeve të Bashkuara dhe oficerëve të inteligjencës nga të dyja anët.
Të dërguarit e Koresë së Jugut vizituan Uashingtonin muajin e kaluar për të përcjellë ftesen e Kim Jong Un për t’u takuar. Trump, i cili ka shkëmbyer kërcënime luftarake me liderin koreano-verior e befasoi botën duke u pajtur me shpejtësi për ta takuar atë që të diskutojnë në lidhje me krizën e zhvillimit të armëve bërthamore në Phenian, të afta për të goditur SHBA-të.
Por, Koreja e Veriut nuk e ka thyer heshtjen publike për samitin, të cilin zyrtarët e SHBA-ve flasin se planifikohet të mbahet në maj. Nuk kishte asnjë fjalë të menjëherëshme për vendin e mundshëm të bisedimeve, i cili do të ishte i pari mes një presidenti të SHBA-ve dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut.
Zyrtari i SHBA-ve nuk pranoi të thoshte se kur u bënë komunikimet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, por thanë se të dy palët kishin mbajtur kontakte të shumta të drejtpërdrejta.
“Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Kim Jong Un është i gatshëm të diskutoj denuklearizimin e gadishullit Korean,” tha një zyrtar i dytë i SHBA-ve.
Gjithashtu thuhet se kontaktet midis dy shteve janë duke shkuar mirë. Derisa është për tu habitur fakti se si Koreja e Veriut ka pranuar të konsideroj heqjen e armëe bërthamore.
Koreja e Veriut kishte pranuar gjatë viteve se mund të marrë në konsideratë heqjen dorë nga arsenali bërthamor nëse SHBA-të i heqin trupat e tyre nga Koreja e Jugut. Disa analistë kanë pohuar se gatishmëria e Trumpit për ta takuar Kim Jong Un ishte një fitore diplomatike, pasi SHBA-të kishin insistuar gjatë me vite në çdo samit që të ndodhte një hap i tillë, pra denuklearizimi i Koresë Veriore.
Sipas zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, gjithçka sa i përket kontakteve është duke shkuar mirë dhe pritet një gatishmëri e Koresë Veriore që të heqë dorë nga armët bërthamore të cilat ishin një kërcënim edhe për vet SHBA-të./Lajmi.net/