Portieri dhe kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma, shpërtheu në lot gjatë një interviste për “Sky Italia”, duke reaguar ndaj komenteve dhe kritikave që lidheshin me bonuset e Kombëtares.
“Sa kohë që jam kapiten, nuk kam kërkuar asnjë euro nga federata. Përfaqësimi i vendit tonë është një nder që nuk mund të blihet,” tha Donnarumma.
Portieri shtoi se fjalët që u thanë ndaj lojtarëve e lënduan shumë: “U bëra keq nga komentet, nga ato fjalë që dolën. Ajo që bën Kombëtraja është të ofrojë një dhuratë për lojtarët që kualifikohen për një turne. Kjo është e gjitha. Askush nuk ka kërkuar asgjë nga federata. Dhurata jonë ishte të shkonim në Botëror. Fatkeqësisht, nuk ndodhi. Askush nuk është ankuar për bonuset”.
🚨🚨 Gianluigi Donnarumma 🇮🇹 a fondu en larmes en interview : « 𝗘𝗡 𝗧𝗔𝗡𝗧 𝗤𝗨𝗘 𝗖𝗔𝗣𝗜𝗧𝗔𝗜𝗡𝗘 𝗝𝗘 𝗡𝗘 𝗦𝗨𝗜𝗦 𝗝𝗔𝗠𝗔𝗜𝗦 𝗔𝗟𝗟𝗘́ 𝗗𝗘𝗠𝗔𝗡𝗗𝗘𝗥 𝗨𝗡 𝗘𝗨𝗥𝗢 𝗔̀ 𝗟𝗔 𝗙𝗘́𝗗𝗘́𝗥𝗔𝗧𝗜𝗢𝗡. 🥺
Représenter notre pays est un honneur qui ne se monnaie pas.
Je… pic.twitter.com/SkzFGYeMRH
— Actu Foot (@ActuFoot_) April 9, 2026
Kujtojmë se Italia u mposht në finalen e “play-off”-it ndaj Bosnjë e Hercegovinës./Indeksonline/