Donald Trump për çmimet e biletave të Kupës së Botës: As unë nuk do ta paguaja atë shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ndaj çmimeve të larta të biletave për ndeshjen e kombëtares amerikane kundër Paraguait në Kupën e Botës, duke deklaruar se tarifat janë tepër të larta edhe për standardet e tij.
Komentet e Trumpit erdhën pasi u raportua se shitjet e biletave për sfidën që do të zhvillohet në Los Angeles gjatë muajit qershor nuk kanë ecur sipas pritshmërive, transmeton lajmi.net.
Në një intervistë për “New York Post”, Trump u shpreh i habitur nga çmimet.
“Nuk i dija këto shuma”, deklaroi ai.
“Sigurisht që do të doja të isha atje, por sinqerisht, as unë nuk do ta paguaja atë shumë”, shtoi presidenti amerikan.

Lexo edheFederico Valverde lirohet nga spitali, rikthehet në shtëpi
Çmimet e biletave kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe te tifozët, pasi bileta më e lirë për këtë takim raportohet të ketë nisur nga mbi 1 mijë dollarë.
Pavarësisht kritikave, Trump vlerësoi organizimin e turneut dhe shitjet globale të biletave, duke iu referuar deklaratave të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
“Shitjet kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme”, tha Trump, duke përmendur faktin se, sipas Infantinos, janë shitur rreth pesë milionë bileta për turneun./lajmi.net/














