Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore pasi dyshohet se qëllimshëm ka djegur një veturë, (pronë e viktimës mashkull). Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një shishe, e cila dyshohet se ka qenë e mbushur me lëndë djegëse dhe një shkrepës”, thotë policia, transmeton Gazeta Express.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.