Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë
dp

Lexo edheHoxhaj publikon pamje me Thaçin nga koha kur drejtonte Arsimin: Kur isha ministër, çdo nxënës pajisej me libra falas

Njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës, sot në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, kanë përzgjedhur për kontroll një veturë.
Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në shumën prej 30,000.00 euro, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore, transmeton IndeksOnline.
Dogana e Kosovës rikujton se, sipas nenit 33, paragrafit 1, të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, personat që kalojnë kufirin e Kosovës, në hyrje ose dalje, duke bartur instrumente monetare prej 10,000.00 euro apo më shumë, përfshirë kundërvlerën në valuta të tjera, duhet të deklarojnë me shkrim pranë zyrtarit doganor shumën dhe burimin e verifikueshëm të tyre.

Lexo edheHoxhaj publikon pamje me Thaçin nga koha kur drejtonte Arsimin: Kur isha ministër, çdo nxënës pajisej me libra falas
Dogana e Kosovës deklaron se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe të qarkullimit të paligjshëm të mjeteve monetare.
