Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro
dp

Lexo edheMaliqi: PDK dhe LDK gabojnë kur e kërkojnë Presidentin nga radhët e tyre, duhet të ketë integritet dhe jo të jetë ‘noter’ i partive

Gjatë kontrolleve të kryera, zyrtarët doganorë kanë hasur dhe kanë sekuestruar gjithsej 33,000 njësi të produkteve të duhanit të ngrohur të markës TERREA, të cilat përdoren në pajisje elektronike për ngrohjen e duhanit, si dhe një pajisje elektronike për përdorimin e këtyre produkteve.
Vlera e përafërt e mallit të sekuestruar llogaritet të jetë rreth 12,000 euro.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme, me qëllim mbrojtjen e ekonomisë së vendit, garantimin e konkurrencës së drejtë në treg dhe mbrojtjen e të hyrave buxhetore të Republikës së Kosovës.

Lexo edheMaliqi: PDK dhe LDK gabojnë kur e kërkojnë Presidentin nga radhët e tyre, duhet të ketë integritet dhe jo të jetë ‘noter’ i partive