BallinaLajmeDogana ndalon dhe asgjëson një sasi të konsiderueshme të mbathjeve sportive të...

Dogana ndalon dhe asgjëson një sasi të konsiderueshme të mbathjeve sportive të falsifikuara

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Dogana ka njoftuar se ka ndaluar dhe ka asgjësuar mallra të falsifikuara, e cila ka qenë një sasi e konsiderueshme e mallrave të llojit mbathje sportive për meshkuj.

Në njoftim theksohet edhe se në përputhje me dispozitat ligjore dhe procedurat e parashikuara në Kodit Doganor dhe të Akcizës (KDAK), mallrat e konstatuara si të falsifikuara janë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar nën mbikëqyrjen e zyrtarëve doganorë.

Njoftimi:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Dogana ndalon dhe asgjëson mallra të falsifikuara që cenojnë të drejtën e pronësisë intelektuale

04 shtator 2025 – Gjatë kontrollës rutinore nga zyrtarët doganorë në ZBD Aeroport – Cargo, është identifikuar një sasi e konsiderueshme e mallrave të llojit mbathje sportive për meshkuj, të cilat bartnin shenjat dalluese të disa prej markave më të njohura ndërkombëtare.

Gjatë ekzaminimit të detajuar, është verifkuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).

Në përputhje me dispozitat ligjore dhe procedurat e parashikuara në Kodit Doganor dhe të Akcizës (KDAK), mallrat e konstatuara si të falsifikuara janë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar nën mbikëqyrjen e zyrtarëve doganorë.

Ndaj subjektit përgjegjës janë ndërmarrë masat ligjore përkatëse, të parapara me legjislacionin në fuqi, për përfshirje në tregti të ndaluar dhe cenim të pronësisë intelektuale.

Dogana qëndron e vendosur në luftën kundër kontrabandës dhe falsifikimeve, duke siguruar mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe konsumatorëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz