back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeSalih Mustafës i zgjatet afati për dorëzimin e apelimit të vendimit për...

Salih Mustafës i zgjatet afati për dorëzimin e apelimit të vendimit për normën e interesit ndaj obligimeve që s’i ka paguar në urdhrin për zhdëmtim

Të ngjajshme

Broja dhe Daku udhëheqin sulmin – formacioni i Shqipërisë ndaj Gjibraltarit

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë sot një ndeshje miqësore...

Shqipëria e publikon formacionin zyrtar ndaj Gjibraltarit

Shqipëria e ka publikuar formacionin zyrtar të ndeshjes ndaj...

Turqia ndalon koncertin e këngëtarit francez që mbështet luftën e Izraelit në Gaza

Autoritetet turke kanë anuluar një koncert të planifikuar nga...

Salih Mustafës i është zgjatur afati për dorëzimin e ankesës në Gjykatë të Apelit të Speciales, kundër vendimit për caktimin e normës prej 8 % interes në vit për mjetet e papaguara që janë si rezultat i urdhrit për zhdëmtim.

Ndonëse kërkesa e Mustafës ishte që ky afat të jetë deri më 15 shtator, atij i është caktuar 8 shtatori si datë e fundit për dorëzimin e kësaj ankese, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas zëdhënëses së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Angela Griep, Mustafa e kishte dorëzuar kërkesën e tij pas afatit.

Por, gjithsesi paneli kishte vendosur në interes të Mustafës, duke thënë se kjo do i shërbente drejtësisë procedurale dhe do të respektonte të drejtat dhe interesat e palëve.

“Sidoqoftë, për të qenë i drejtë me zotin Mustafa, Paneli bëri përjashtim dhe e shqyrtoi kërkesën dhe konstatoi se ai kishte paraqitur arsye të vlefshme, duke pasur parasysh rëndësinë dhe risinë e këtij aspekti. Paneli u shpreh se është në interes të drejtësisë që palët të dorëzojnë parashtrime të mirëfillta dhe vlerësoi se shqyrtimi i këtyre pikave do të shërbejë për të garantuar drejtësinë procedurale dhe për të respektuar të drejtat dhe interesat e të dyjave palëve, të viktimave dhe të zotit Mustafa. Për këtë arsye, Paneli i Apelit zgjati afatin për dorëzimin e apelit deri në 8 shtator”, tha Griep.

Përveç kësaj, Griep tregoi edhe për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së dhe afatet të cilat i janë vendosur mbrojtjes për përfundimin e çështjes së saj. Si dhe u përmend fakti që Apeli ka refuzuar sërish ankesën e Isni Kilajt kundër vendimin për paraburgim.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz