back to top
Monday, November 10, 2025
BallinaLajmeDogana kontribuon në Iniciativat Globale të Organizatës Botërore të Doganave

Dogana kontribuon në Iniciativat Globale të Organizatës Botërore të Doganave

Të ngjajshme

Dogana e Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë pjesëmarrjen e Atasheut Doganor, Bekim Mehmetaj, ekspert i akredituar i Organizatës Botërore të Doganave (OBD), si ligjërues në trajnimin e specializuar për Doganat e Pakistanit, që po zhvillohet në Akademinë Doganore në Karachi.

Ky trajnim organizohet në kuadër të Projektit CECPAK, një iniciativë e rëndësishme e OBD-së që synon të pajisë menaxherët e ardhshëm të doganave me njohuri dhe aftësi praktike në zbatim dhe hetim doganor, duke forcuar kapacitetet profesionale dhe operacionale të administratave doganore në nivel ndërkombëtar.Që nga viti 2018, Dogana e Kosovës ka dhënë një kontribut të çmuar në programet e OBD-së, veçanërisht përmes Programit COPES, duke ndarë përvojën e saj dhe duke ndihmuar në ngritjen e standardeve të bashkëpunimit dhe integritetit doganor në mbarë botën.

Ky angazhim pasqyron vlerësimin dhe rolin e rëndësishëm që gëzon Dogana e Kosovës në kuadër të Organizatës Botërore të Doganave, si dhe përkushtimin e saj të vazhdueshëm për të mbështetur zhvillimin e standardeve moderne dhe praktikave bashkëkohore doganore në arenën ndërkombëtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz