BallinaLajmeDogana e Kosovës ndalon 275 njësi lodrash për fëmijë

Dogana e Kosovës ndalon 275 njësi lodrash për fëmijë

Të ngjajshme

Policia në aksion, ‘inspekton’ motoçikletat në kryeqytet

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit duke filluar nga dita...

Chelsea nuk planifikon shkarkimin e Liam Roseniorit!

Drejtuesit e Chelsea-t kanë vendosur të ruajnë besimin te...

Me veshje kombëtare, Leonora merr pjesë në Gllogjan

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka marrë pjesë në...

I jepet lamtumira Ilaz Brahimit që u vra në Majac

Është varrosur Ilaz Brahimi, i cili u vra të...

Në kuadër të inspektimeve në tregun e brendshëm, Dogana e Kosovës ka ndaluar 275 njësi lodrash për fëmijë, për të cilat ekziston dyshimi se cenojnë të drejtat e autorit dhe të pronësisë intelektuale.

Sipas komunikatës të Doganës në Facebook, kontrollet janë realizuar në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut dhe në koordinim të plotë si pjesë e Task Forcës Kundër Piraterisë.

Si rezultat i këtyre veprimeve, janë ndaluar nga qarkullimi produktet që dyshohet se janë të falsifikuara, duke siguruar mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të pronësisë intelektuale.

“Dogana e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, si dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet zbatuese të ligjit për të parandaluar dhe luftuar në mënyrë efikase fenomenin e piraterisë dhe falsifikimit në tregun e brendshëm”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz