back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaLajmeDogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifikuara, “Cola”, “Fanta”...

Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifikuara, “Cola”, “Fanta” e “Sprite”

Të ngjajshme

Përmbyten rrugët e Durrësit, vështirësi në lëvizje

Reshje intensive të shiut kanë përfshirë qytetin e Durrësit...

LDK: Qeveria ka refuzuar 21 amandamente

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur indinjatën e saj...

​Qeveria miraton pakon e 19 të masave kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sanksionet e BE-së ndaj...

Në kuadër të veprimeve për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe sigurisë së konsumatorëve, janë asgjësuar 146,886 copë sprej për higjienën e gojës të falsifikuara, të cilat mbanin në mënyrë të paautorizuar markat tregtare “Coca-Cola”, “Fanta” dhe “Sprite”.

Këto mallra janë sekuestruar nga Dogana… pas identifikimit të dyshimeve për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe bartësit e të drejtave. Pas përfundimit të procedurave ligjore, gjykata kompetente ka marrë vendim për asgjësimin e tyre.

Produktet e falsifikuara, veçanërisht ato që lidhen me higjienën dhe përdorimin personal, mund të paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve, pasi nuk i nënshtrohen kontrolleve të standardeve të sigurisë dhe cilësisë. Për këtë arsye, asgjësimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe nën mbikëqyrje doganore, me qëllim parandalimin e vendosjes së tyre në treg.

Ky veprim dëshmon përkushtimin e Doganës së Kosovës në luftimin e tregtisë së paligjshme, mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e një tregu të drejtë dhe të sigurt.

Të Fundit

Sport

ShowBiz