Do të presë të burgosurit danezë/ Nënshkruhet kontrata për renovimin e burgut të Gjilanit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 8,585,858.58 euro për realizimin e projektit të renovimit të Qendrës së Paraburgimit dhe ndërtimit të punëtorive në Gjilan.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, projekti financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, ndërsa vlera e parashikuar e kontratës ishte 13,105,000 euro, çka nënkupton se kontrata është lidhur për rreth 4.52 milionë euro më pak se vlera e parashikuar.
Kontrata është nënshkruar më 25 qershor 2026 me grupin e operatorëve ekonomikë “CONSTRUMAX SH.P.K.”, “HARST Group SH.P.K.” dhe “TOP PROJEKT SH.P.K.”, raporton IndeksOnline.
Aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar më 22 korrik të vitit të kaluar, ndërsa njoftimi për kontratë ishte publikuar një ditë më vonë.

Lexo edhePërleshje fizike në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj – Pamje
Në këtë procedurë të hapur janë tërhequr 122 dosje të tenderit, janë pranuar 3 tenderë, por vetëm njëri është shpallur i përgjegjshëm.
Sipas dokumentit zyrtar, punimet do të realizohen në ambientet e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është paraparë të jetë 755 ditë.
Qendra do të përgatitet për të burgosurit që do të sjellen nga Danimarka, në pjesën e parë të vitit 2027./IndeksOnline/














