Djegia e deponisë, nesër protestohet në Lutogllavë të Pejës
dp

Lexo edheTërmeti me magnitudë 7.3 në Meksikë, momenti kur ndërtesat ‘shkunden’, banorët në panik

Banorët e fshatit Lutogllavë, së bashku me banorët e disa fshatrave përreth, kanë paralajmëruar organizimin e një proteste paqësore për shkak të situatës së krijuar nga zjarri në deponinë e fshatit.
Sipas banorëve, kjo situatë se po rrezikon seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve, raporton IndeksOnline.
Sipas njoftimit, protesta është organizuar në koordinim mes banorëve të Lutogllavës, Trestenikut, Ruhotit, Cërfkës, Leshanit, Ramunit, Llabjanit dhe Nabërgjanit, me qëllim që t’u kërkohet institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë urgjentisht për zgjidhjen e këtij problemi, i cili, sipas tyre, vazhdon prej kohësh.
Protestuesit vlerësojnë se ndotja e shkaktuar nga zjarri nuk prek vetëm banorët e Lutogllavës, por edhe komunitetet përreth, duke paraqitur rrezik serioz për shëndetin publik dhe mjedisin.

Lexo edheTërmeti me magnitudë 7.3 në Meksikë, momenti kur ndërtesat ‘shkunden’, banorët në panik
Grumbullimi i qytetarëve është paralajmëruar të mbahet nesër, më 18 korrik, në ora 08:00, te hyrja e deponisë.