Dje Rashica, sot Lenjani – çfarë goli!

Pasi shkëlqeu Milot Rashica i Kosovës në Bundesliga, radha ishte për Ermir Lenjanin e Shqipërisë. Ai ka shkëlqyer me dy gola në Superligën e Zvicrës, duke ia siguruar tri pikë të arta Sionit.
Christian Panucci nuk e grumbulloi për sfidat ndaj Turqisë dhe Andorrës, duke hapur edhe një debat për të ardhmen e Ermir Lenjanit, që sot duket se po tregon vlerat e tij me Sionin, në kampionatin zviceran, raporton Gazeta Express.
Futbollisti shqiptarë, që tha se sa të ishte Panucci në stol nuk vinte më te Shqipëria (edhe pse italiani u shkarkua dhe tashmë ajo deklaratë bie poshtë), ka shënuar dy gola fantastikë brenda 12 minutash, në pjesën e parë, teksa Sioni mori fitore 2-1 në udhëtim te Thun.
Fillimisht, Lenjani shënoi për 1-0 në minutën e 21’ duke lansuar një goditje fantastike nga largësia…
….derisa për 2-0 shënoi pak minuta më vonë, nga afërsia, duke devijuar topin për në rrjetë në minutën e 33’.
Lexo edheTifozët e Interit nuk i festojnë më golat që shënon Icardi (VIDEO)
Krejt cka arritën vendasit ishte goli i nderit për 1-2, në minutën e 41’ përmes Sutter.
Lenjani duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë, siç ishte para se Shqipëria të shkonte në Evropianin e Francës.
Deri më tani ai ka shënuar 5 gola, ndërsa ka dhuruar edhe nëntë asiste.
Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Sionin, që i është afruar në një pikë zonës Europa League.
FC Zurich gjendet në pozitën e katërt me 33 pikë, aq sa Luzerni në pozitën e pestë, kurse tani Sioni është në atë të gjashtë me 32 pikë.
Duket se deri në fund, do të bëhet luftë e ashpër për dy vende që dërgojnë në Europa League, edhe pse skuadra e Thun duket paksa më e shkëputur, që gjendet në pozitën e tretë me 38 pikë. /Gazeta Express/













