Djaloshi nga Kosova gjen mijëra euro në Gjermani, kjo është befasia që mori
BILLI

Lexo edhe12 vjeçarja me halle të mëdha: Shpirti im e di sa jam mërzitur

Madje, atje mediat vazhdojnë të shkruajnë e raportojnë për gjestin e tij të madh e shumë fisnik. Një shpërthim i menjëhershëm medial. Taulanti kishte ikur nga Kosova gjatë vitit 2014, e njohur ndryshe si vala e ikjeve të kosovarëve drejt vendeve evropiane duke tentuar të gjejnë punë e të përmirësojnë mirëqenien e tyre.
Deri më tani ende nuk e ka të definuar statusin e tij në Gjermani, ai ka kaluar sprovën më të madhe atje, e që shteti gjerman do të duhej ta merrte parasysh. Taulanti sot ka hasur në një kuletë me dokumente dhe brenda saj ishin 7 mijë euro, e të cilat i ka dorëzuar në polici, shkruan 04 Online.
Si i ri nuk ka ra pre e lakmisë dhe, i bindur se paratë e huaja nuk mund të bëhen tuajat, ai me dëshirë i ka dorëzuar duke shpresuar se do të shkojnë në dorën e pronarit. Të lumtë Taulant


Lexo edhe12 vjeçarja me halle të mëdha: Shpirti im e di sa jam mërzitur