Djaloshi nga Drenica e turpëron Dardan Gashin, turp ish ministër Edi Rama e dinte ligjit që ti e ke nënshkruar sa ishe ministër
Labinot Smakaj nga Skenderaj e ka tupëruar ish ministrin Dardan Gashin, pasi ish ministri në një debat me Edi Ramën kryeministrin e Shqipërisë nuk e dinte se egziston ligji për Mbeturina në Kosovë, ndërkaq Rama e dinte më mirë se ai që ka nënshkruar si ministër. Labinot Smakaj sjellë fakte se Kosova ka një ligj të tillë dhe i cili është hartuar në kohën e Ministrit Gashi, tranmseton Drenica Press.
Ja prononcimi i tij i plotë për këtë çështje:
Se Dardan Gashi ishte i padenjë për Minister, me se miri e shpjegon fakti se ai edhe pse ishte Minister i MMPH-se, sonte në debatin me Edi Ramën nuk e din qe me Ligjin Nr. 04/L-060 për Mbeturina, lejohet importimi i mbeturinave në Kosovë, madje lejën e leshon MMPH-ja.
Z. Gashi, në kohën sa ishe Minister i MMPH-se, ishte hartuar dhe madje edhe miratuar Ligji Nr. 04/L-060 për Mbeturina në Kosovë.
Neni 2 i këtij Ligji thotë
Fushëveprimi
Ky ligj rregullon menaxhimin e mbeturinave, planet për menaxhimin e mjedisit, të drejtat dhe detyrimet e personave të licencuar të cilët merren me menaxhimin e mbeturinave, mënyra dhe kushtet e mbledhjes së mbeturinave, transportit, trajtimit, përpunimit, magazinimit dhe deponimit përfundimtar, importin, eksportin dhe transitin e mbeturinave, monitorimin, sistemin informativ dhe financimin.
Kurse neni 56 thotë
Qarkullimi ndërkufitar i mbeturinave

Lexo edheFungo: Gjendja e sigurisë është përmirësuar dukshëm
3. Importimi i mbeturinave jo të rrezikshme në Republikën e Kosovës lejohet vetëm nëse ekzistojnë objektet dhe pajisjet e lejuara për trajtimin e mbeturinave dhe nëse është siguruar leja nga Ministria për importimin e mbeturinave.
A nuk të vije keq ish-Minister?!!
O Zot, çka duron kjo Kosovë!














