Djali i Sami Lushtakut citon Agollin ku thotë se homoseksualët janë degjenerim
01

Lexo edheAktakuzë kundër Ukë Rugovës dhe 20 tjerëve për krim të organizuar

Mërgim Lushtaku, djali i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, në Facebook ka postuar një thënie të poetit, shkrimtarit dhe politikanit shqiptar, Dritëro Agolli, ku thuhet se homoseksualizmi është degjenerim i shoqërisë.
“Homoseksualët janë degjenerim i shoqërisë. Evropa të mos na i shesë si vlera”, është thënia që që ka postuar Agolli.
Përndryshe, në sheshin qendror në Prishtinë është zhvilluar një marsh kundër homofobisë.

Lexo edheAktakuzë kundër Ukë Rugovës dhe 20 tjerëve për krim të organizuar
Në marsh morën pjesë edhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, presidenti Hashim Thaçi, ambasadori amerikan Greg Delaëie, ai britanik Ruairi O’Connell, si dhe zyrtarë të tjerë e mbështetës të këtij komunitetit.