back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeDjali i Malush Ahmetit: E mbështes Mërgim Lushtakun, njeri që nuk fshihet...

Djali i Malush Ahmetit: E mbështes Mërgim Lushtakun, njeri që nuk fshihet dhe është zëri i qytetarëve (FOTO)

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Deputeti Mërgim Lushtaku ka marrë një përkrahje të fuqishme publike nga djali i komandantit dhe Gjeneralit të njohur të UÇK-së, Malush Ahmeti. Në deklaratën e tij, ai shpreh mbështetje të plotë dhe pa hezitim për Lushtakun, duke e cilësuar si një përfaqësues me energji, besim dhe vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës, përcjellë Drenica Press.

“E mbështes Mërgim Lushtakun si një deputet që nuk fshihet, por që çdo ditë përpiqet të jetë zëri i qytetarëve, veçanërisht i familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, duke u kujdesur me përkushtim për ruajtjen e vlerave të shenjta të UÇK-së,” thuhet në deklaratë.

Ai thekson se kjo përkrahje nuk është rastësi, duke rikujtuar lidhjen e ngushtë dhe miqësinë mes babait të tij dhe gjeneralëve të luftës, si dhe rëndësinë e trashëgimisë së vlerave përmes karakterit, qëndrimit dhe guximit për të thënë të vërtetën. Sipas tij, ka ende nga ata që figurat me vlera i duan të heshtura, por qytetarët tashmë kanë reflektuar.

Në fund, ai shpreh bindjen se Kosova ka nevojë për lidership serioz dhe njerëz që nuk harrojnë rrënjët dhe sakrificën mbi të cilën është ndërtuar liria, duke dhënë mbështetje për PDK-në me numrin 130, Bedri Hamzën për kryeministër dhe Mërgim Lushtakun me numrin 100 për deputet.

“Koha e fjalëve boshe ka kaluar. Koha e njerëzve me vlera ka ardhur,” përfundon deklarata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz