Djali i kryetarit të kësaj komune plagoset me armë zjarri
BILLI
Lexo edhePunëtorët e KRM “Ambienti” në grevë, thonë se kryetari i Klinës punësoi nipin menaxher
Bëhet fjalë për djalin e vogël të kryetarit Ismajli, i cili vetë e ka konfirmuar për FaktePlus rastin.
Ai tha se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në afërsi Graçanicë, ku djali i tij ka qenë me shoqëri dhe ka qenë mysafir në atë lokal që ka ndodhur rasti dhe për pasojë është lënduar nga një plumb qorr.
“Po është djali im i vogël. Ka qëlluar me shoqëri nuk është i përfshirë në rastin e incidentit, por ka qenë thjesht mysafir në atë objekt dhe është lënduar. Ka goditje të një plumbi qorr. Ka qëlluar me shoqëri atje, por fatmirësisht ka shpëtuar sepse është lëndim i lehtë”, tha Ismajli.

Lexo edhePunëtorët e KRM “Ambienti” në grevë, thonë se kryetari i Klinës punësoi nipin menaxher
Kujtojmë se raste të plumbave qorr po raportohen shpesh në Kosovë.
Policia sot tregoi se nga një plumb qorr i është thyer xhami i derës së shtëpisë dhe kështu janë rrezikuar gjithë anëtarët e një familje në Podujevë.