BallinaLajmeDjali i Jakup Krasniqit: Kriminalizimi i rezistencës nuk është drejtësi, por rishkrim...

Djali i Jakup Krasniqit: Kriminalizimi i rezistencës nuk është drejtësi, por rishkrim i rrezikshëm i historisë

Të ngjajshme

Pak ditë para ndeshjes jetike, Osmani takohet me ambasadorin turk

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë...

Osmani takon ambasadorin turk: Theksohen marrëdhëniet strategjike Kosovë–Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

El Clasico jashtë fushës, Reali synon transferimin e Pedrit nga Barcelona

Markato e verës do të jetë tejet interesante. Sipas raportimeve...

Rroga e 13-të shpërndahet të martën

Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, me...

Altin Krasniqi, djali i ish-komandantit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka reaguar fuqishëm pas kërkesës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara për 45 vjet burg për krerët e UÇK-së, duke e konsideruar këtë si një përpjekje për kriminalizimin e rezistencës shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Prokuroria do ta kishte më të lehtë dhe më të sinqertë të deklaronte hapur se shqiptarët duhet të rrinin duarkryq, të pranonin vrasjen, përdhunimin dhe trajtimin çnjerëzor, sesa të guxonin të luftonin për mbijetesë dhe dinjitet”, ka shkruar Krasniqi.

Ai shton se historia nuk shkruhet nga ata që u përkulën, por nga ata që refuzuan nënshtrimin.

“Një pjesë e vogël e popullit shqiptar zgjodhi rezistencën si akt të fundit mbijetese, jo si zgjedhje politike, por si domosdoshmëri njerëzore. Sot, vetë ekzistenca jonë është dëshmia më e fuqishme se ajo luftë ishte e drejtë, e pashmangshme dhe legjitime”, u shpreh ai.

Altin Krasniqi thekson se çdo përpjekje për të kriminalizuar rezistencën është akt politik dhe jo drejtësi, duke synuar rishkrimin e historisë dhe barazimin e agresorit me viktimën.

Reagimi i tij vjen ndërkohë që gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së vazhdon në Hagë dhe seanca për deklaratat përmbyllëse është planifikuar të zgjasë deri më 18 shkurt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz