back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeProkurori Pace flet për “qendrat e ndalimit”, duke pretenduar se UÇK-ja keqtrajtoi...

Prokurori Pace flet për “qendrat e ndalimit”, duke pretenduar se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

Të ngjajshme

Kryebashkiaku i Rrogozhinës në Shqipëri dënohet me 1 vit burg

Apeli i GJKKO ka konfirmuar dënimin me 1 vit...

Policia paralajmëron javë të rreptë për kamionët e autobusët në trafik

Në kuadër të aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026 duke...

Osmani uron kryeministren e Japonisë për fitoren në zgjedhje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar...

Mërgim Lushtaku: Kërkesa për 180 vjet burg ndaj çlirimtarëve perceptohet si padrejtësi ndaj Kosovës

Mërgim Lushtaku ka reaguar pas deklarimeve të Prokurorisë Speciale...

Në kuadër të deklarimeve në Gjykatën Speciale të Hagës tani deklarimin po e bën prokurori James Pace.

Pace fokusin e tij të deklarimit e pati për qendrat e pretenduara të ndalimit.

“Në periudhën prill 1998 deri në gusht 1999 janë regjistruar 437 incidente të ndalimit”, tha ZPS-ja, duke shtuar se këto incidente janë pjesë e aktakuzës.

Sipas prokurorisë në Hagë, në mesin e të ndaluarve kishte edhe forca kundërshtare, por edhe anëtarë të UÇK-së. Viktimat, sipas ZPS-së ishin “shqiptarë të Kosovës, serbë, romë, malazezë boshnjakë, maqedonas, burra, gra dhe fëmijë”, që u mbajtën në qendra me orë, ditë, javë apo muaj.

Prokuroria me këtë rast paraqiti një hartë për qendrat e pretenduara të ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Prokurorisë, aty të ndaluarit u paraburgosën në mënyrë arbitrare, u keqtrajtuan dhe u zhdukën e u vranë.

“Secila prej këtyre vende të ndalimit përfaqësohet nga një pikë e zezë në hartën që paraqitet në ekran, apo vendet ku viktimat janë persekutuar, burgosur apo arrestuar në mënyrë arbitrare e të mbajtur në mënyrë çnjerëzore.Janë zhdukur dhe janë vrarë. Përshkruan 437 incidente për të cilat janë ngritur akuzat të ndalimit, të cilat kanë ndodhur në prill ’98 e gusht ’99.Secili incident paraqitet me nga një pikë të ngjyrës blu. Numri i personave të ndaluar në vende të ndryshme është numri minimum sa i takon incidenteve. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë. Ata që rrinin me serbët, që kishin punuar apo vazhdonin të punoni në ndërmarrje shtetërore, ata që nuk u bashkuan me UÇK-në apo ata që akuzoheshin si spiunë e që bazoheshin në thashetheme e spekulime. Shqiptarë të Kosovës, serbë, romë, malazez, boshnjakë, maqedonas, burra gra e fëmijë. Vinin nga profesione të ndryshme dhe siç keni lexuar në dosjen tonë ju keni bërë dallimin e parë të shenjëstrimit të këtyre viktimave. E siç e dëgjuat kundërshtarët u identifikuan nga pjesëtarët e UÇK-së. Emrat e shumë prej atyre që u morën u gjetën në shënimet e UÇK-së, siç janë shënimet mbi arrestimet e tyre. Jakup Krasniqi urdhëroi anëtarin e UÇK-së Blerim Kuqi që të paraqitet në Shtab më 16 janar 1999.Kuqi u arrestua në prani të Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Fatmir Limajt”,deklaroi Pace.

Ai vazhdoi tutje duke folur për sipas tij provat që Prokuroria posedon mbi këto “ndalime”.

“Në Jabllanicë të ndaluarit u mbajtën në kazerma. Ky vend ishte gjenden në afërsi të Shtabit të UÇK-së, në shtëpinë e Lahi Brahimajt. Të ndaluarit u mbajtën në dy dhoma, në shtëpinë në anën e djathtë. Vendi ku keqtrajtuan të ndaluarit. Viktimave në vende të ndryshme u mbajtën të ndaluar për periudha të ndryshme kohore, prova shkresore konfirmojnë dëshmitë e dëshmitarëve për krimet për të cilat janë ngritur akuzat. Viktimave nuk u është dhënë as ushqim e as ujë. Pjesëtarët e UÇK-së njërit prej tyre i thanë se do ta vrisnin atë, ndërsa ai ishe i dobët si gishti. Dhe humbi 38 kilogramë gjatë ndalimit në Llapushnikë. U mbajtë nën kushte çnjerëzore, në magazinë e stallë. Njëri prej tyre madje thotë se vdekja do të kishte qenë opsion më i mirë”,shtoi Pace.

Pace po ashtu tha se Likoci përdorej si vend i Shtabit të Përgjithshëm, ku të akuzuarit vizitonin atë vend dhe mbaheshin takime.

“Në shtator 1998 Thaçi dhe Selimi arritën në një zyrë lokale vendore në Qirez ku mbahej një nga të ndaluarit. Thaçi mori në pyetje të ndaluarit me Sabit Gecin e ju drejtua si Rugovistë e instiucionalist dhe ju kërkoj që të hiqnin dorë nga postet e tyre e të jepnin deklaratë me shkrim ku Rugovën të trajtonin si tradhtarë. Thaçit iu tha se ata janë keqtrajtuar dhe ai pa vetë lëndimet, e në prani të Thaçit, Geci kërcënoi të vriste një viktimë e Thaçi kërcënoi vetë një tjetër”, vazhdon Pace./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz