back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeDjali i i avokatit të njohur i bashkohet Vetëvendosjes

Djali i i avokatit të njohur i bashkohet Vetëvendosjes

Të ngjajshme

Lushtaku: Ne nuk do të tentojmë të krijojmë Qeverinë sepse nuk i kemi numrat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së,...

Sveçla optimist: Për hair ju koftë Kurti 3

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,...

Murati optimist: Sot do të votohet qeveria ‘Kurti 3’

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka folur para...

A bëhet qeveria sot, Bislimi hesht para gazetarëve

Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi s’ka pranuar t’i përgjigjet...

Ndërron jetë një nga mjekët më të mirë të Skenderajt (FOTO)

Skenderaj ka humbur sot një nga mjekët më të...

Albin Gashi, i biri i avokatit të njohur Tomë Gashi, iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë e ka bërë të ditur, Kurti përmes një shkrimi në Facebook.

Kurti njoftoi për kandidatin e ri për deputet të kësaj partie duke thënë “u dyfishova si Albin”. Ai shtoi se së bashku do të punojnë gjatë e do të korrin fitore.

Edhe avokati Tomë Gashi zëshëm mbështet Vetëvendosjen, përderisa ka lënë të hapur mundësinë e aderimit në këtë parti.

Në qershor 2017 u dyfishuam si VETËVENDOSJE!, kurse në shtator 2019 u dyfishova si Albin.

Postimi i plotë

Albin Gashi na u bashkua në Lëvizje dhe është në listë të VETËVENDOSJE!-s si kandidat për deputet të Republikës.

I lindur në vitin 1989 në Prishtinë, Albini vijoj mësimet e shkollës fillore dhe të mesme në vendlindje, u shqua si basketbollist i talentuar, me ç’rast, në vitin 2008, me bursë meritore vazhdoi vitin e fundit të shkollës së mesme në Dallas, Texas.

Filloi studimet në San Diego, California, dhe i përfundoi ato në Fordham University në New York, NY, si i diplomuar për Studime Ndërkombëtare.

Gjatë studimeve, themeloi kompaninë Powow Entertainment që theu rekordet e aktivitetit kulturor të mbajtur në Kosovë, ku mbi 25 mijë persona ishin në stadiumin e Prishtinës. Shpresa e potencialit për zhvillimin e Kosovës e ktheu Albinin në Kosovë në vitin 2014, ku e themeloi kompaninë Omelink për Business Processing Outsourcing, në të cilën ndër vite punësoi mbi 300 persona.

Njihem moti me Albinin. Do të punojmë gjatë bashkë. Do të korrim shumë fitore. E para në radhë është me 6 tetor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz