back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeDjali i Fadil Fazliut: Më ndalojnë të takoj babain në Hagë, kam...

Djali i Fadil Fazliut: Më ndalojnë të takoj babain në Hagë, kam angazhuar avokat

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Prej gati një vit, Fahri Fazliu thotë se nuk i lejohet as të takojë dhe as të komunikojë me babain e tij, ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë nën akuzat për pengim të drejtësisë.

Në një intervistë për “Kosova Today” në Klan Kosova, Fahriu tregoi se në dhjetor të vitit të kaluar, bashkë me nënën, motrën dhe vëllain, kishte kërkuar leje për ta vizituar babain, por kërkesa iu refuzua nga Dhomat e Specializuara pa ndonjë arsye konkrete.

“E konsideroj padrejtësi dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Nuk më lejohet as në video-lidhje, ndërsa familjarët e tjerë mund ta shohin. Nuk më është dhënë asnjë shpjegim”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Fahriu theksoi se ka angazhuar avokat për ta paraqitur rastin dhe do t’i drejtohet edhe gjykatës për të marrë përgjigje, ose të paktën për t’iu mundësuar një takim me babain.

Të Fundit

Sport

ShowBiz