“Dita e Forcës” Komandanti i FSK-së në largim Bashkim Jashari si dhe Gjeneralmajori që pritet t’i prijë ushtrisë pranë njëri-tjetrit
Komandanti në largim, Bashkim Jashari dhe komandanti që pritet të marrë drejtimin e FSK-së
Në kazermat e FSK-së sot po shënohet Dita e Forcës.
Zyrtarë të shumtë shtetërorë janë mbledhur bashkë për të parë nga afër ushtarët e FSK-së, por edhe armët e paraqitura aty.
Përpos tyre, të pranishëm janë edhe shumë qytetarë e fëmijë të cilët duan që të mësojnë më tepër nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe historia e vendit tonë.
E pranë njëri-tjetrit gjatë tërë kohës ishin edhe Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, të cilit i përfundon mandati brenda tri ditëve si dhe Enver Cikaqi, Komandanti që pritet të marrë drejtimin e FSK-së.
Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit më nuk do të jetë komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Dhe kjo pasi Qeveria Kurti ka hequr dorë nga synimi për të ndryshuar Ligjin për FSK-në, i cili do të ia mundësonte Jasharit të ishte në krye të ushtrisë së Kosovës edhe për një mandat.

Ndonëse Qeveria për një kohë të gjatë kishte menduar mundësinë e ndryshimit të nenit 21 të Ligjit për FSK-në për të ia mundësuar Jasharit edhe një mandat në krye të FSK-së, në momentet e fundit ekzekutivi ka hequr dorë nga kjo nismë.
Lexo edheKurti mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Edi Rama
Meqenëse Ligji për FSK-në parasheh që komandanti nuk ka të drejtë riemërimi, Jashari do të jetë komandat deri më 30 nëntor. E sipas raportimeve, ministri Ejup Maqedonci, tashmë e ka dërguar në Zyre të Kryeministrit emrin e pasuesit të Jasharit.
Ai është zëvendëskomandanti i FSK-së, Gjeneralmajor Enver Cikaqi. Në bazë të ligjit aktual për FSK-në, Cikaqi është i vetmi që i plotëson kushtet.
Kjo pasi Cikaqi është eprori i vetëm ushtarak që më shumë se 12 muaj e ka mbajtur gradën gjeneralmajor./Lajmi.net/
Edhe 4 ditë përfundon mandati i tij| Kush do ta pasojë Bashkim Jasharin në krye të FSK-së?



