back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëDiskriminimi i 26 vjeçares: Shumë e bukur për t’u punësuar

Diskriminimi i 26 vjeçares: Shumë e bukur për t’u punësuar

Të ngjajshme

Vjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi ka...

Ndalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Gjakova...

Gjini i jep mbështetje marshit për ish-krerët e UÇK-së më 17 shkurt

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, ka vizituar sot...

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Shumë e bukur për të qenë e aftë. Alice Soldi, 26 vjeç, do donte të ishte një roje plazhi në Fano ose Pesaro, Itali, verën që po vjen.

Por, titullarët e qendrave të plazhit, restoranteve dhe hoteleve me pishina nuk i përgjigjen kërkesave të saj, ata pak njerëz që kthejnë përgjigje limitohen duke thënë se kanë besim vetëm tek meshkujt me fizik të fuqishëm kur vjen fjala për rojet e plazhit.

Ajo është shumë e përgatitur, por ja që i duhet të punojë vetëm si zëvendësuese.

“Ndihem e diskriminuar”, thotë vajza.

E diplomuar në biologji dhe me shumë pasion për detin, notin dhe shpëtimin, Alice, përveçse ka bërë 9 vjet gara noti, është edhe roje plazhi prej tre vitesh, di të përdorë edhe defibrilatorin (pajisjen që shpëton jetë) dhe nuk ka asnjë vështirësi në dhënien e ndihmës së shpejtë në det për këdo që ndihet keq apo që duket se po mbytet, duke qenë se ka dhe liçensën për një gjë të tillë.

Fatkeqësisht, e gjithë kjo përgatitje nuk merret në konsideratë.

“Për të punuar në stinën e erës, rrëfen për “Resto del Carlino”, jam e detyruar të shkoj në Numana, gjë që më kushton për të jetuar dhe për banesën. Do doja shumë që profesionin tim ta ushtroja në plazhet tona.”

“Kam dëgjuar kaq herë të më thonë, ndonjëherë edhe me tone dashakeqe dhe maskiliste, që nuk punësojmë vajza, sepse ajo nuk mund të shpëtojë nga mbytja një burrë të shëndoshë”, kujton me keqardhje vajza e re.

Por, kam dëgjuar edhe shprehje të tipit: “Një vajzë bukuroshe do i hutonte pushuesit dhe do i mbyste të gjithë “.

“Fatkeqësisht këto komente nuk më janë dukur as të këndshme dhe as me humor, por kam parë qartazi një diskriminim seksual. Nuk mendoja se duhet të shkoja kaq shumë kundër rrymës edhe në një ‘tokë të sigurtë’”, përfundon Alice.

Të Fundit

Sport

ShowBiz