Disa zona të Ferizajt sot pa ujë deri në pasdite, “Bifurkacioni” njofton për punime në rrjet
dp

Lexo edheVazhdojnë kërkimet për 55-vjeçaren e zhdukur në Deçan, në terren edhe FSK-ja

Sipas njoftimit, ndërprerja ka nisur nga ora 08:00 dhe po prek konsumatorët në rrugët “Enver Topalli”, “15 Shkurti”, “Ejup Statovci”, “Asim Vokshi”, “Nexhat Hasani”, “Xhemajl Kada”, “Rifat Berisha”, “Imri Halili”, si dhe zonën e Doganajt.
Kompania ka bërë të ditur se punimet realizohen në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
Sipas KRU “Bifurkacioni”, furnizimi me ujë pritet të rikthehet nga ora 16:00.

Lexo edheVazhdojnë kërkimet për 55-vjeçaren e zhdukur në Deçan, në terren edhe FSK-ja
Kompania u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim për kohën e ndërprerjes. /Lajmi.net/