BallinaShqiptareDisa shkolla në Shqipëri ende të mbyllura për shkak të tërmetit

Disa shkolla në Shqipëri ende të mbyllura për shkak të tërmetit

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Pas pezullimit të mësimit në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, të nesërmen procesi mësimor do të vazhdojë normalisht.

Në një deklaratë për shtyp, ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se të martën, në orën e parë nxënësve do t’u prezantohet një video informuese përsa u përket tërmeteve.

“Bëj me dije se dita e sotme e pushimit për nxënësit e zonave në fjalë, do të zëvendësohet në të ardhmen me një ditë tjetër. Për datën se kur do të bëhet zëvendësimi, vendosin zyrat arsimore në vijim”, u shpreh ajo.

Më tej vijoi:

“E deklarova edhe dje, mësimi rifillon nesër me shfaqjen e një videoje informuese të ndërtuar nga “Save the Children” në lidhje me masat që duhen ndërmarrë në rast tërmeti. Është video e animuar me disa personazhe fëmijë që kujdesen për veten në rast tërmeti. Katër gjërat kryesore që i mësojmë nga kjo video:

  1. gjatë lëkundjeve NUK duhet vrapuar jashtë godinës, por duhet gjeturnjë vend i sigurtë brenda dhomës (p.sh nën tavolinë) për të qëndruar deri sa të kalojë lëkundja;
  2. pasi pushon lëkundja, duhet të siguroheni që jeni mbathur më këpucë që mbulojnë këmbën (të parandalojmë lëndime në këmbë në rast se ka xhama të thyer);
  3. duhet mbuluar koka me një jastëk apo libër dhe ngadalë duhet dalë nga ndërtesa – pa vrapuar dhe duke ruajtur qetësinë;
  4. në rrugë, nuk duhet të qëndrohet nën dritaret e shtëpive, sepse mund të bjerë diçka nga lart.

Video informuese do të shpërndahet që në orën e parë të mësimit dhe do të diskutohet në lidhje me këto masa”, tha Shahini. /tch/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz